Connect with us

Sport

Dortmundi përgatit të blindojë Jude Bellingham!

Published

on

Borussia Dortmund ka në projekt zhvillimin e lojtarëve të rinj. Klubi gjerman nuk dëshiron surpriza të pakëndëshme dhe për këtë arsye ka nisur menjëherë nga puna për të blinduar Jude Bellingham që konsiderohet një nga talentet më premtues. Mesfushori i kombëtares angleze është lojtari më i ri që ka marrë pjesë në fazën finale të një kampionati Europian pasi është vetëm 17 vjeç 349 ditë. Sipas mediave, gjermanët janë në bisedime për të vendosur në kontratën e futbollistit një klauzolë të tillë, që kur Bellingham të mbushë 18 vjeç kontrata e tij të rinovohet automatikisht deri në fund të vitit 2025.