Connect with us

Bota

“Dihet kush ishte djalli”, ambasadori kroat në OKB për deklaratën e Vuçiq: “Në Ballkan s’kishte engjëj”

Published

on

Ambasadori i Kroacisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i është kundërpërgjigjur një deklarate të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se “Nuk kishte engjëj gjatë luftërave në Ballkan”.

Nuk dua të merrem me këtë çështje tash, por për atë kohë dihet se kush ishte djalli”, ka thënë ambasadori kroat, duke përmendur krimet e kryera nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviq.

Ai ka theksuar se Serbia nuk është duke u treguar bashkëpunuese me Mekanizmit të Krimeve të Luftës.

Është shqetësues mosbashkëpunimi i Serbisë me mekanizmin. Kërcënimi i dëshmitarëve është krim”.

Është me rëndësi bashkëpunimi me fqinjët. Kroacia shpreson që të arrihet progres me Serbinë. Kroacia është duke pritur ende. Ne vazhdojmë të punojmë për personat e zhdukur nga lufta”.

.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com