Connect with us

Kosovë

Dhjetra zyrtarë të arrestuar në Kosovë, ja për çfarë dyshohen

Publikuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se në bazë të kërkesës së Prokurorit të Shtetit dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, është duke u realizuar aksioni, si vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 24 shkurt 2021, rasti “Subvencioni 2021”, raporton indeksonline.

Operacioni është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme.

Prokuroria dhe policia kanë thënë se lidhur me zhvillimet e këtij aksioni do të jepen detaje pasi të përfundon.

Cak i këtij aksioni janë zyrtarë të agjencisë dhe qytetarë të cilët dyshohen për marrje dhe dhënie të ryshfetit sa i përket subvencioneve në bujqësi./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK