Connect with us

Lajme

Deputeti i LDK: Çdo tendencë për ta humbur rëndësinë e marrëveshjes së Uashingtonit është kundër Kosovës

Publikuar

më

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj shprehet se qeveria “Hoti”, e ka pasur me prioritet dhe seriozisht procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një tryezë të organizuar nga KDI, Selmanaj tha se qeveria në të cilën ai ishte zv. kryeministër, dialogun e ka marrë në udhëheqje si një proces që ka zgjatur për 10 vite, e jo si një proces të ri që fillon me ardhjen e një qeverie të re.

“Ka 10 vite që po e diskutojmë edhe gjërat e njëjta, metodologjinë e njëjtë dhe vetëm njerëzit po ndërrojnë e substanca po mbetet e njëjtë. Kur e kemi marrë drejtimin e qeverisë ‘Hoti’ vitin e kaluar, qasja jonë e parë ka qenë marrja seriozisht e procesit të dialogut. Ne nuk e shohim si një proces të ri dhe se gjithçka ka ndodhur me ardhjen në pushtet të një qeverie, por është një proces që ka dalur si pasojë e obligimeve që Kosova i ka marrë 10 vite më herët”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj ka folur edhe për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në procesin e ndërmjetësimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kur kemi filluar qeverinë tonë, më përpara kemi qenë të ftuar që të shkojmë në Uashington sesa në Bruksel. Më 26 qershor ne kishim ftesë për të shkuar në Uashington por për shkak të ngjarjeve që ndodhën u kthyem rrugës. Ishte koha kur u bë publike aktakuza ndaj presidentit dhe ish-kryetarit të Kuvendit. Ka pas një qasje shumë proaktive të shtetit amerikan”, ka deklaruar Selmanaj.

Ai pati edhe një përgjigje edhe për zëdhënësin e qeverisës, Përparim Kryeziu, i cili ditë më parë deklaroi se marrëveshja e Uashingtonit është jolegjitime.

Selmanaj theksoi se pikërisht marrëveshja e Uashingtonit është shumë e rëndësishme për Kosovën, teksa i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti që të distancohet nga deklaratat e zëdhënësit të tij.

“Ne arritëm edhe një marrëveshje që për shtetin e Kosovës është shumë e rëndësishme. Çdo tendencë që është për ta humbur rëndësinë e këtij dokumenti është kundër Kosovës dhe nuk i shërben interesave të Kosovës. I bëj thirrje kryeministrit që të distancohet nga deklaratat e zëdhënësit të tij”, ka thënë më tutje Selmanaj.

.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme49 minutes ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri2 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme3 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri5 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme6 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni7 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri7 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë9 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme9 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni10 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme11 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

Lajme11 hours ago

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

NA NDIQ NË FACEBOOK