Connect with us

Kosovë

Del per herë të parë videoja e plotë e arrestimit të Faik Fazliut

Published

on

Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar të shtunën mbrëma rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, pasi sipas Policisë, kishte kanosur një zyrtar policor.

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu, ka dhënë versionin e tij sesi erdhi deri te arrestimi i tij mbrëmë në një kafiteri në Prizren.

Fazliu kishte mohuar se ka kanosur zyrtarin policor, madje ka thënë se as nuk e ka shikuar. Ai shprehet i habitur se pse u arrestua. Gjithashtu thotë se është kërcënuar tri herë nga eprori i Policisë në Prizren me fjalët “çka hamomi po lyp në Prizren”, teksa ndodhej në stacionin policor.

“Faktikisht as vetë nuk di me shpjegu sesi ka ardhë deri te arrestimi, sepse absolutisht unë as fjalën më të vogël e as rastin më të vogël nuk ia kam jap zyrtarit policor që të sillet në atë mënyrë me mua. Kështu që e di se ai në mënyrë tendencioze është sjellë në atë mënyrë me mua, këtë e di. Këtë ja kam shpjegu edhe hetuesve edhe sigurisht e dinë sepse i kanë parë edhe video-incizimet, edhe prokuoria e ka pa që unë absolutisht s’kam pas të bëjë as me ndonjë kanosje as asgjë të tillë ndaj zyrtarit policor”, ka deklaruar Faik Fazliu për Gazetën Express.

Ndryshe, sipas njoftimit të Policisë, Fazliu ishte arrestuar pasi kishte kanosur një zyrtar policor i cili ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19, por këtë e mohon ish-kreu i OVL UÇK-së.

“E mohoj se nuk është e vërtetë, jan incizimet dhe shihet shumë mirë në incizime, as që e kam shiku në mënyrë jo të mirë e lëre më ta kanos policin. Aty ka dëshmitarë dhe janë me dhjetëra dëshmitarë që mund ta dëshmojnë këtë”, shtoi ai.

Lidhur me këtë incident kishte reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga siç i ka quajtur ai “të fortët”.

“Përgjigje e shpejtë dhe konform ligjit për të gjithë personat që tentojnë “t’i kryejnë punët privatisht me policët tanë”. Stop sjelljeve banditeske. Askush mbi ligjin”, kishte shkruar Sveçla.

I menjëhershëm ishte reagimi i Fazliut i cili e ka quajtur rrugaç dhe legen ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi ky i fundit u doli në mbrojtje policëve që e arrestuan Fazliun.

Videon e plotë të publikuar nga Kanal 10 mund ta shihni duke klikuar KËTU:

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com