Shëndetësi
Danimarka do t’i vaksinojë 12 – 15-vjeçarët kundër COVID-19 para dimrit

Danimarka do të ofrojë vaksina anti COVID për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, e kjo pritet të ndodh para stinës së dimrit.
Autoriteti Shëndetësor danez deklaroi se Danimarka do të ofrojë vetëm vaksinën ‘Pfizer-BioNTech’ COVID-19 për 12 deri në 15-vjeçarët, pasi është e vetmja vaksinë e aprovuar nga rregullatori i barnave të BE për përdorim në adoleshentë.
Rregullatori i BE-së pritet të shpallë një vendim mbi përdorimin e vaksinës ‘Moderna’ edhe tek adoleshentët, e ky vendim pritet të merret gjatë muajit të ardhshëm, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Kreu i Autoritetit Danez të Shëndetësisë, Soren Brostrom tha se me vaksinimin e kësaj grupmoshe situata me pandeminë do të jetë nën kontroll.
“Një zgjerim i grupit të synuar tek 12-15 vjeç është i nevojshëm për të siguruar imunitet edhe më të madh në popullatë”, tha Brostrom.
Vaksinimi i adoleshentëve do të fillonte pasi të rriturit e fundit të ishin vaksinuar plotësisht në mes të shtatorit, tha Brostrom në një konferencë shtypi.
The post Danimarka do t’i vaksinojë 12 – 15-vjeçarët kundër COVID-19 para dimrit appeared first on Klan Kosova.





















