Connect with us

Lajme

Daçiç: Ky është pozicioni i Rusisë për Kosovën

Publikuar

më

Rusia mbështet fuqishëm qëndrimin se Kosova është “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, tha kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë një vizite zyrtare në Moskë.

Në një fjalim drejtuar deputetëve të Dumës ruse, Daçiq tha se për Serbinë është e rëndësishme mbështetja e Rusisë në respektimin e Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, mbi praninë e forcave ushtarake ndërkombëtare në Kosovë.

“Sot, Rusia është mbrojtësja më e madhe dhe më me ndikim e interesit tonë suprem kombëtar, të cilin ne e mbrojmë në skenën ndërkombëtare, dhe ai është ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Serbisë”, tha Daçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai tha se Beogradi po zhvillon një dialog konstruktiv me Prishtinën dhe se ai dëshiron një kompromis, i cili do të çojë në paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon.

Daçiq tha se Serbia nuk do të lejojë që zgjidhjet të imponohen dhe të jenë të njëanshme.

Duke iu referuar rrugës për në Bashkimin Evropian, Daçiq tha se Serbia dëshiron të hyjë në BE dhe të punojë në këtë drejtim, por, sipas tij, ajo nuk do të pranojë që në këtë rrugë të vendosen pengesa, siç është njohja e Kosovës.

Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në një dialog për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Bisedimet pritet të vazhdojnë këtë muaj me një takim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të martën, gjatë një vizite në Prishtinë, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, ka thënë se njohja e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë qëllimi kryesor i dialogut mes dy shteteve.

.

Maqedoni14 minutes ago

Filipçe për raportet me partitë shqiptare: Kemi kontakte, por as koalicion, as bisedime për zgjedhje

Shqipëri44 minutes ago

Karakaçi në Kuvend: Përditësimi i Memorandumit të Parisit forcon sigurinë detare dhe afron Shqipërinë me standardet e BE-së!

Lajme1 hour ago

UEFA ngre dyshime për ndeshjen, Shkëndija H. – Bashkimi!

Lajme2 hours ago

Darko Konstadinovski shkon në histori, javën tjetër zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Lajme2 hours ago

“Nënshkrimet janë mbledhur”, Vlora Çitaku ndan detaje për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Lajme2 hours ago

Mexhiti: 140 deri në 200 milionë denarë pritet t’u kthehen qytetarëve nga kontrollet në shoqëritë financiare

Maqedoni2 hours ago

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Lajme2 hours ago

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€” Dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave për importin e automjeteve

Shqipëri3 hours ago

DOSJA/ Pastronin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehurit e grupit! (EMRAT)

Lajme3 hours ago

Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë

Lajme4 hours ago

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales

Lajme4 hours ago

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

NA NDIQ NË FACEBOOK