Shëndetësi
Çfarë duhet të dimë për ekzemën dhe si ta trajtojmë atë?

Ekzema është një gjendje ku pjesët e lëkurës bëhen të përflakur keni kruarje dhe të çara .
Disa lloje gjithashtu mund të shkaktojnë flluska.
Shumë njerëz përdorin fjalën ekzemë kur i referohen dermatitit atopik, i cili është lloji më i zakonshëm. Termi atopik i referohet një koleksioni kushtesh që përfshijnë sistemin imunitar, përfshirë dermatitin atopik, astmën dhe ethet e kashtës.
Fjala dermatit i referohet pezmatimit të lëkurës.
Ushqime të caktuara, të tilla si arrat dhe ato me përmbajtje qumështore mund të shkaktojnë simptoma të ekzemës. Kurse shkaktarët mjedisorë janë , poleni, sapunët dhe aromat. Ekzema si sëmundje nuk është ngjitëse.
Disa njerëz e tejkalojnë gjendjen, ndërsa të tjerët do të vazhdojnë ta kenë gjatë gjithë moshës së rritur.
Simptomat e dermatitit atopik mund të ndryshojnë në varësi të moshës së personit që e ka atë.
Dermatiti atopik është i zakonshëm tek foshnjat e shenjat e para janë njollat e thata dhe luspat që shfaqen në lëkurë. Këto njolla shkaktojmnë irritim të lëkurës.
Fërkimi dhe gërvishtjet e vazhdueshme mund të çojnë në infeksione të lëkurës. Në shumicën e rasteve, ekzema është e lehtë.
Simptomat më të zakonshme janë të cekura më poshtë:
-Lëkurë e thatë, me luspa
-Skuqje e lëkurës
-Kruarje
Trajtimet
Aktualisht nuk ka shërim për ekzemën.
Trajtimi për gjendjen synon të shërojë lëkurën e prekur dhe të parandalojë shpërthimet e simptomave.
Shkaqet specifik i ekzemës mbetet i panjohur, por shumë profesionistë të shëndetit besojnë se zhvillohet për shkak të një kombinimi të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë.
Disa faktorë mjedisorë mund të nxjerrin në pah simptomat e ekzemës. Këta faktorë janë:
Sapunët, detergjentët, shampot, dezinfektuesit, lëngje nga fruta të freskëta, mishi dhe perimet.
Gjithashtu merimangat e pluhurit, kafshët shtëpiake, polenet dhe myku mund të çojnë në ekzemë. Kjo njihet si ekzema alergjike.
Temperaturat e nxehta dhe të ftohta, lagështia e lartë dhe e ulët dhe djersitja nga ushtrimet mund të sjellin ekzemën.
Produktet e qumështit, vezët, arrat dhe farat, produktet e sojës dhe gruri mund të shkaktojnë shpërthime të ekzemës.
E përkeqësimin e ekzemës e bën më me ndikim në trupin e njeriut stresi.
Kurse femrat mund të përjetojnë simptoma të rritura të ekzemës kur nivelet e tyre të hormoneve po ndryshojnë, të tilla si gjatë shtatzënisë dhe në pika të caktuara në ciklin menstrual.
The post Çfarë duhet të dimë për ekzemën dhe si ta trajtojmë atë? appeared first on Klan Kosova.





















