Connect with us

Religjion

Çfarë do të thotë të jesh MUSLIMAN?!

Publikuar

Të jesh musliman nuk do të thotë vetëm emër, por të jesh musliman do të thotë ndjenjë, përgjegjësi, të marrësh mbi supe emanetin më të madh që ka parë toka ndonjëherë.

Të jesh musliman nuk është vetëm të flasësh bukur e të mbash emrin e tillë. Çka na duhet të dukemi musliman nëse shpirtin nuk e kemi me Iman e Islam?!

Të jesh musliman do të thotë angazhim, lodhje e sakrificë për të shpëtuar veten, familjen e shoqërinë!

Të jesh musliman do të thotë të lodhesh për ta shpëtuar fëmijën, prindin, vëllaun, motrën miqtë e të tjerët nga rreziku i zjarrit të botës tjetër, ashtu sikur vrapon për t’i shpëtuar nëse rrezikohen nga zjarri i kësaj bote.

Të jesh musliman do të thotë ta ndjesh veten përgjegjës për çdo të keqe që ndodhë brenda shoqërisë dhe të thuash:  edhe un jam pjesë e fajit të kësaj të keqe!

Të jesh musliman do të thotë të mendosh, të ëndërrosh, të lodhesh, të flesh e të zgjohesh për ta ndryshuar botën drejtë rrugës së Zotit!

Çka na duhet e mira e dynjasë, nëse për të pasur këtë të mirë e kemi shitur kënaqësinë e Zotit, në ndërkohë që po të brengoseshim pak për kënaqësinë e Zotit do i fitonim të dyja.

Zoti pastë mëshirë mbi ne e mbi gjithë Ummetin e Muhammedit a.s.

Musa ef Biba!

NA NDIQ NË FACEBOOK