Lajme
Çani rendit tre gabimet Bashës

Gazetari Arjan Çani ka renditur disa gabime të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili edhe nga këto zgjedhje mbeti në opozitë.
Çani tha se Basha ka bërë tre gabime të mëdha, që sipas tij janë djegia e mandatave, bojkoti i zgjedhjeve lokale dhe marrëveshja e 5 qershorit.
Ai deklaroi se emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit se Basha tregoi që nuk ka një vizion të qartë për strategjitë që ndërmerr.
“Braktisja e mandateve. Kjo do të thotë radikalizim i luftës opozitare. A patë të tillë? Radikalë nuk ishin.
Braktisja e zgjedhjeve lokale. I braktisën dhe lanë të zhvillohen zgjedhjet. Braktisja e zgjedhjeve lokale do të ishte taktikë inteligjente sikur Basha dhe të vetët të mos i linin të bëheshin.
Vetëm pak ditë më parë fola me një nga njerëzit e afërt të Ramës. Më tha se nuk e kuptoj që pas 5 qershorit dhe Edi Rama ndryshoi Kushtetutën, ka pasur presion të paparë nga Ambasada Amerikane. Ata i thanë nuk mund të tallesh me ne, 5 qershori është bërë në tokën amerikane dhe nuk mund të bësh asgjë. Lul Basha nuk duhej të shkonte më në tryezë. Këta tha nuk kishin informacion që shantazhin amerikanët e bënë edhe ndaj Edi Ramës. Këto janë gabime sepse nuk u çuan deri në fund. Tregoi që nuk ka një vizion të qartë për strategjitë që ndërmerr”, theksoi gazetari./ CNA.al



















