Connect with us

Lajme

Breshëri automatiku mbi biznesmenin/ Zbardhen detajet e krimit të rëndë

Publikuar

Në atentatin e mëngjesit të sotëm në Sarandë kanë mbetur dy persona të plagosur. Njëri prej tyre është biznesmeni Spiro Ildhjazi, 35 vjeç dhe një person tjetër i cili ka qenë kalimtar i momentit.  Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i një lokali.

Sipas të dhënave, biznesmeni është qëlluar me 20 plumba, i cili ka marrë disa plagë në trup. Autorët kanë qëlluar me gati 20 plumba me breshëri automatiku në drejtim të biznesmenit duke i shkaktuar disa plagë.

Të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, më pas biznesmeni u dërgua me helikopter drejt Tiranës. Policia aktualisht po heton në lidhje me ngjarjen dhe po këqyr dhe kamerat e sigurisë.  Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”./ CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK