Connect with us

Lajme

Biznesmeni i njohur turk i interesuar për investime në Çair të Shkupit

Publikuar

Biznesmeni turk Xhevahir i interesuar për investim në Komunën e Çairit. Kjo bëhet e ditur përmes një postimi nga kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

“Sot kisha kënaqësinë dhe nderin të jem nikoqir i biznesmenit dhe investuesit turk, Z.Eser Xhevahir.

Z.Xhevahir, i cili është edhe mirë i njohur në Maqedoninë e Veriut për investimet kapitale të kompanisë së tij, gjatë takimit të sotëm ka shprehur interesimin për të investuar edhe në Komunën tonë.

Unë e binda se investimet si të kompanisë që drejton Z. Xhevahir, janë gjithmonë të mirëseardhura për qytetarë e Komunës së Çairit.”, ka shkruar Ganiu.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK