Connect with us

Lajme

Biden: Dënimi i Mlladiqit është vendim historik, ata që kryejnë mizori do të mbajnë përgjegjësi

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar pasi Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Hagë konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj keqbërësit serb, Ratko Mlladiq, duke e quajtur këtë vendim historik.

Në një deklaratë me shkrim, Biden tha se vendimi i sotëm tregon se ata që kryejnë mizori të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi.

“Pothuajse 26 vjet më parë, Ratko Mlladiq urdhëroi ekzekutimin e rreth 8,000 burrave dhe djemve të paarmatosur në Srebrenicë. Ai gjithashtu udhëhoqi një rrethim brutal shumë-vjeçar të Sarajevës dhe ishte përgjegjës për shumë mizori të tjera. Mekanizmi Ndërkombëtar i Apelit i Kombeve të Bashkuara për Gjykatat Penale në Hagë konfirmoi sot dënimin e tij për gjenocid, mizori kundër njerëzimit dhe mizori lufte. Ky verdikt historik tregon se ata që kryejnë mizori të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Ai vendim gjithashtu përforcon vendosmërinë tonë të përbashkët për t’i parandaluar mizoritë e ardhshme kudo në botë”, tha Biden, ka përcjellë Shtëpia e Bardhë.

Paraprakisht, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka mirëpritur vendimin e Dhomës së Apelit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për t’ia konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm, keqbërësin serb, Ratko Mlladiq.

“Ambasada e SH.B.A.-së në BiH mirëpret vendimin e sotëm nga Dhoma e Apelit e Mekanizmit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për Gjykatat Penale që pohon dënimin e Ratko Mlladiqit. Vendimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt llogaridhënies së atyre individëve përgjegjës për vuajtjet e jashtëzakonshme të popullit të Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa sjell një masë të drejtësisë të shumëpritur për viktimat dhe familjet e tyre. Ne i nxisim të gjitha palët që ta respektojnë vendimin e gjykatës dhe të përkushtohen në pajtimin e vazhdueshëm dhe bashkëjetesën paqësore thelbësore për të ardhmen e një Bosnje e Hercegovine të qëndrueshme dhe të sigurt që mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara e ka dënuar me burgim të përjetshëm keqbërësin serb, Ratko Mlladiq, duke konfirmuar vendimi i shkallës së parë.

Kryetarja e trupit gjykues, Prisca Matimba Nyambe deklaroi konstatimin e Dhomës së Apelit se Mlladiq nuk ka mundur ta hedhë poshtë përfshirjen e tij në mizori makabre.

.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com