Connect with us

Lajme

Berisha tregon arsyen, pse ia ndaluan hyrjen në SHBA

Published

on

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ndalimi i hyrjes në SHBA të tij ka ardhur si pasojë e një lobingu të Soros, për shkak se ai doli kundër projektit për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në Syri tv, Berisha tha se askush nuk po fliste kundër projektit për ndarjen e Kosovës, deri kur ai foli dhe reagoi me ashpërsi kundër.

‘Se po më bëni të lej modestinë. Mendimi im në atë kohë ndikoi dhe ndikoi shumë. Askush nuk po fliste kundër Hashim Thaçit, as në Kosovë dhe as në Shqipëri. Por në fund, mendimi im ndikoi. Ai ishte një projekt i Soros.

Pas reagimit tim, të njëjtin mendim kishin edhe disa miq amerikanë, të cilët nisën të shkruanin.

Unë e përshëndes vendimin e presidenti Joe Biden, për urdhërin ekzekutiv kundër atyre që punojnë për ndryshimin e kufijve. Në administratën e SHBA kishte njerëz që po punonin për ndarjen e kufijve, si John Bolton’, u shpreh Berisha./CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK


Advertisement
Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com