Connect with us

Kosovë

BE: Ende s’e kemi caktuar datën dhe agjendën e takimit Kurti-Vuçiq

Publikuar

më

Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar datën e as agjendën e takimit të paralajmëruar ndërmjet kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb,Aleksandar Vuçiq në Bruksel.Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano në një përgjigje për Telegrafin ka theksuar se dialogu do të fillojë në një kohë të përshtatshme.“Ne do të njoftojmë për datën, kohën dhe agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut kur është koha e përshtatshme”, ka deklaruar Stano.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se qeveria e tij ka një program qeverisës dhe një plan për dialog, duke shtuar se dialogu me Serbinë do të jetë i ri, e jo vazhdim.Kurti është zotuar se do të raportojë në Kuvendin e Kosovës për çdo zhvillim që do të ndodhë në Bruksel.“Në takimin që do të zhvillohet në Bruksel nuk është takim i vazhdimit të dialogut por përballja e parë, apo takimi i parë me Vuçiqin me të cilin s’jam takuar asnjëherë, për dallim me tryezën që është mbajtur me mbi 30 veta në shkurt të vitit 2020 në konferencën e Sigurisë që mbahet tradicionalisht në Mynih të Gjermanisë. Është takimi i parë dhe aty do ta shohim se çfarë do të jetë kapitulli i dialogut të ardhshëm, është takim i dialogut të ardhshëm por nuk është vazhdim për dialogun e mëhershëm”, ka thënë Kurti ditë më parë.

Vlen të ceket se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Ky proces, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është thënë se ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.SHBA-ja, gjatë administratës së Donald Trumpit kishte emëruar Richard Grenellin të dërguar të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.Në kuadër të përpjekjeve amerikane për normalizimin e marrëdhënieve, më 4 shtator, 2020, në Shtëpinë e Bardhë u arrit një marrëveshje për normalizimin ekonomik mes dy shteteve. Kjo marrëveshje, veç tjerash, parasheh disa projekte infrastrukturore, siç janë linja ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit, autostrada mes dy shteteve dhe lidhjet hekurudhore.

.

Maqedoni6 minutes ago

Shtetasi maqedonas arrestohet në Beograd: Dyshohet se qëlloi me armë ndaj ish-liderit të tifozëve të Partizanit

Shqipëri7 minutes ago

Kontrolle në Kapshticë, dy autobusë kapen me mallra të paligjshme, arrestohet një 55-vjeçar

Kosovë15 minutes ago

Qeveria e Kosovës ndërpret tregtinë e energjisë me kompanitë serbe, Kurti paralajmëron masa të tjera

Kosovë41 minutes ago

SKANDAL I RËNDË: Kënga e nacionalizmit serb për Kosovën këndohet në ngjarjen e Komisionit Evropian!

Bota45 minutes ago

Goditet sërish Ura e Krimesë: Ukraina shënjestron arterien kryesore të Rusisë, trafiku bllokohet

Lajme51 minutes ago

Iskra Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Abazi ia dorëzon detyrën me një buqetë lulesh

Kosovë58 minutes ago

E rëndë në Prizren, 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës

Maqedoni2 hours ago

Përplasje mes fqinjëve në Bit-Pazar: 35-vjeçarja denoncon se u sulmua nga dy gra

Shqipëri3 hours ago

Parashikimi i motit, mos harroni çadrat! Dita e sotme e paqëndrueshme, me reshje shiu dhe shtrëngata

Lajme4 hours ago

Nga Pallati Élysée te Samiti i EPC-së në Dublin: Kurti përmbyll agjendën e takimeve në Paris dhe Irland

Maqedoni5 hours ago

Selimi godet VLEN-in: Alta Banka mban firmën dhe vulën tuaj!

Shqipëri5 hours ago

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

NA NDIQ NË FACEBOOK