Connect with us

Sport

“Barça donte Neymar”, Al-Khelaifi: Super League? Klubet e mëdha kundër zhvillimit

Published

on

“Dua të jem i qartë një herë e mirë: Kylian Mbappe nuk do të largohet nga PSG. Ne nuk do e shesim kurrë atë dhe ai nuk do të largohet kurrë si lojtar i lirë“, deklaroi Nasser Al-Khelaifi në lidhje me yllin e sulmit.

Presidenti i PSG-së ka prekur edhe disa tema të tjera në prononcimin e dhënë për L’Equipe. Barcelona tentoi deri në fund të rikthente Neymar në “Camp Nou”, por braziliani rinovoi me francezët deri në vitin 2025 muajin e kaluar.

Nuk ishte e vështirë gjetja e akordit të rinovimit me Neymar. U vonuam disi vetëm për shkak të krizës shëndetësore. E gjetëm marrëveshjen, edhe pse Barcelona tentoi deri në fund ta rikthente në skuadër.

Nuk është sekret, ata e kanë dashur gjithmonë Neymar, por lojtari nuk donte të largohej nga ne. Pyeteni, do ju përgjigjet se ndihet i lumtur te PSG“, deklaron sheiku, i cili jep një koment edhe për European Super League.

Klubet e mëdha tentuan të bënin presion mbi Fair Play financiar. Ankoheshin dhe tentonin të pengonin zhvillimin e klubeve të tjera falë investitorëve të rinj. E njëjta doktrinë që frymëzoi edhe Super League.

Ata duan të eliminojnë çdo formë konkurrencë, duan të krijojnë kompeticionin e tyre të mbyllur. Të gjithë kanë të drejtë të ëndërrojnë, jo vetëm klubet e mëdha. Nuk mund të shuajnë dot ëndrrat e futbollit dhe të tifozëve“, përfundoi kreu i PSG-së.

.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com