Connect with us

Lajme

Avokati publikon faktet skandaloze/ Si e manipuluan procesin zgjedhor Basha-Gjana

Publikuar

Avokati Altin Goxhaj ka publikuar fakte skandaloze, të manipulimit të procesit zgjedhor në PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se Jemin Gjana dhe Lulzim Basha kanë manipuluar procesin zgjedhor.

Goxhaj thekson se sipas Jemin Gjanës, i bie që në total kanë votuar 1 votues në 75 sekonda.

Sipas Jeminit nga ora 08:00-16:00 votuan 33048 anëtarë (pra 1 votues / minutë për qendër votimi) dhe nga ora 16:00-20:00 votuan 8047 anëtarë pra më pak se 1 votues në 3 minuta për qendër votimi). Pra në total 41095

Pra në total kanë votuar 1 votues në 75 sekonda

Çfarë ndodhi Jemino?

Mashtrimi Basha-Gjana (duke iu referuar batutës idiote Rama-Doshi, pasi në të vërtetë është “Rama i Sorosit” njësoj si “Lyli i Soros”):

Jemin Gjana: “Për 12 orë, 41.095 anëtarë kanë votuar në 76 qendra votimi”

Pra 41095votues : 76qendra : 12 = 1 votues në 75sekonda për qendër votimi.

Pra sikur të gjithë votuesit të mbanin radhë të pandërprerë te dera dhe votimi të ishte i pandërprerë pa asnjë pauzë, vetë koha e paraqitjes (10-15sek), identifikimit(20-40sek), shkuarja në dhomën e fshehtë (20-30sek), paraqitja në kutinë e votimit (10-15sek), zgjat mesatarisht më shumë se 60 sekonda. Pra presupozuam se anëtari as nuk vonohet duke bërë muhabet koridoreve, në sallë me komisionerët, me shoqërinë, por njësoj si gjermanët kryen punë!”-shkruan Goxhaj.

Më tej, ai vijon duke ironizuar Bashën dhe Gjanën, ndërsa shkruan se “Testi II i Matematikës Basha-Gjana:

Ushtrim

Ta bëjmë pak llogarinë:

41095 votues

: 76 qendra votimi

: 8 orë

= 1 votues në 75 sek. në çdo qendër votimi

Ushtrim

Koha që i duhet 1 votuesi për të votuat:

+10-15sekonda (kohëzgjatja minimale e paraqitjes)

+20-40sekonda (kohëzgjatja minimale e identifikimit)

+20-30sekonda (kohëzgjatja minimale për dhomën e fshehtë)

+10-15sekonda (kohëzgjatja minimale nëkutinë e votimit)

=60-90sekonda (koha e votimit për votues për qendër votimi)

Përgjigja e saktë e Testit të SHQUP:

Pra në 76 qendra votimi ka radhë pa fund dhe sa mbaron një votues në 75 sekonda futet direkt tjetri

Votuesit janë gjermanë dhe nuk vonohen me muhabete tipike shqiptare me komisionerët”.

Shqipëri5 minutes ago

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

Lajme1 hour ago

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

Shqipëri3 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme4 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni5 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri6 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme7 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni7 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri8 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme8 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë8 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme8 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

NA NDIQ NË FACEBOOK