Lajme
Asnjë i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Asnjë person me COVID-19 nuk ka vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ndërkohë, vetëm 11 persona kanë rezultuar pozitivë nga 2648 testime të kryera duke shënuar një rënie krahasuar me një ditë më parë kur ishin 18 raste.
“Janë kryer 2,648 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë”.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,785 që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë pozitiv është fakti se aktualisht në Shqipëri janë vetëm 189 raste aktive.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët gjashtë pacientë janë në terapi intensive.
Statistika (10 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,648
Testime totale 748,916
Raste pozitive 132,426
Raste të shëruara 129,785
Raste Aktive 189
Humbje jete 2,452
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 57
Tiranë 50
Berat 28
Elbasan 14
Lezhë 12
Korçë 10
Durrës 4
Fier 4
Gjirokastër 3
Dibër 3
Kukës 2
Vlorë 2
.




















