Connect with us

Lajme

Arrijnë mbi 24 mijë vaksina antiCOVID në Shqipëri

Publikuar

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se kanë mbërritur 24 mijë e 40 vaksina antiCOVID në Shqipëri.

Manastirliu theksoi se në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14 mijë e 40 doza të vaksinës Pfizer si pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në Insitutin e Shëndetit Publik edhe 10 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, transmeton Klankosova.tv.

Manastirliu mes tjerash ka bërë të ditur se nesër nisin dy ditët e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK