Connect with us

Sport

Argjentina bën “harakiri” ndaj Kolumbisë, Brazili i papërmbajtshëm me Neymarin

Published

on

Argjentina shpërdoroi epërsinë e dyfishtë ndaj Kolumbisë në sfidën eliminatore të Botërorit të zhvilluar në qytetin Barranquilla, duke marrë vetëm një pikë në këtë transfertë (2-2), që në fakt nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për përfaqësuesen “albiceleste”. Takimi u zhbllokua që në minutën e tretë nga Romero, që devijoi me kokë drejt rrjetës një krosim të De Paul nga një goditje standarde.

Vetëm pesë minuta më vonë, Argjentina realizoi të dytin me Leandro Paredes, që nuk gaboi përballë portierit.

Lionel Messi me shokë patë mundësi të tjera gjatë pjesës së parë për ta “vrarë” ndeshjen, por nuk i shfrytëzuan, duke e lënë me shpresë kundërshtarin se mund ta kthente ndeshjen gjatë fraksionit të dytë. Dhe, në fakt, kështu ndodhi.

Në fillim të pjesës së dytë, Otamendi ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj kundërshtarit, duke shkaktuar 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Luis Muriel, ndërsa në minutat në vazhdim portieri David Ospina në disa raste u mohoi golin Lautaro Martinezit dhe Lionel Messit, për të ardhur më pas te momenti i barazimit nga Miguel Borja, në minutën e katërt shtesë, i shërbyer nga Cuadrado.

Argjentina, pas gjashtë sfidave të para, renditet e dyta me 12 pikë, gjashtë më pak se Brazili, që vijon ecurinë fantastike vetëm me fitore. “Seleçao” triumfoi 0-2 në fushën e Paraguait, me protagonist absolut Neymar Juniorin. “Ylli” i PSG-së realizoi golin e parë në minutën e katërt, pas bashkëpunimi që pati me Gabriel Jesus, ndërsa në shtesë dha asistin për golin që mbylli takimin, i shënuar nga Paqueta në minutën e tretë shtesë.

Në dy takimet e tjera nuk pati fitues. Kili barazoi 1-1 me Bolivinë, me golin e Pulgar, që u barazua nga Moreno me me 11-metërsh, ndërsa Venezuelë-Uruguai përfundoi me rrjeta të paprekura.

 

Rezultatet:

Venezuelë – Uruguaj   0-0

Kolumbi – Argjentinë  2-2

Paraguaj – Brazil  0-2

Kili-Bolivi        1-1

 

NA NDIQ NË FACEBOOK

Advertisement


Advertisement
Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com