Connect with us

Lajme

Ambasadorja Bërns sqaron Dekretin e presidentit Biden: Korrupsioni është shqetësimi kryesor!

Publikuar

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Kate Marie Byrnes, i ka sqaruar kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit Bujar Osmani, Dekretin Ekzekutiv të presidentit Biden, ku kryefjala kanë qenë korrupsioni dhe të mos respektimi i të drejtave. Njoftimi zyrtar i lëshuar nga ambasada, fillon dhe përfundon me shqetësimin për korrupsionin, ku konstatohet dëmi që korrupsioni i bën politikës së jashtme, sigurisë kombëtare dhe shëndetit ekonomik të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve dhe aleatëve të tyre.

Kumtesa e Ambasadës së SHBA-ve:

“Ambasadoja Byrnes sot informoi Kryeministrin Zaev dhe Ministrin e Jashtëm Osmani mbi Urdhrin Ekzekutiv të lëshuar në fillim të kësaj jave nga Presidenti Biden, që modernizon urdhrat ekzekutivë ekzistues në lidhje me regjimin e sanksioneve në Ballkanin Perëndimor. Në takim, ata diskutuan mbi prioritetin e SHBA-së për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Një element kritik i këtij Urdhri Ekzekutiv të ri është fokusi në luftimin e korrupsionit, duke u bazuar në faktin se qeverisja transparente dhe e përgjegjshme është element integral i demokracisë stabile. Ky Urdhër Ekzekutiv i ri si dhe Memorandumi i Sigurisë Kombëtare mbi Luftën Kundër Korrupsionit i lëshuar javën e kaluar nga Shtëpia e Bardhë theksojnë dëmin që korrupsioni i bën politikës së jashtme, sigurisë kombëtare dhe shëndetit ekonomik të Shteteve të Bashkuara si dhe partnerëve dhe aleatëve të tyre.

Ky Urdhër Ekzekutiv parasheh kompetenca shtesë për sanksione, përfshirë autoritetin për të targetuar individë që kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin ose integritetin territorial të çdo pjese ose shteti në Ballkanin Perëndimor, si dhe ata që janë përgjegjës ose bashkëpunëtorë në abuzime serioze të të drejtave të njeriut në rajon.

Ai gjithashtu bazohet në urdhërat ekzekutive të mëparshme dhe shkon përtej këtyre të fundit, duke shtuar referenca ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe Mekanizmit Rezidual Ndërkombëtar për Tribunalet Penale, përveç tre marrëveshjeve ndërkombëtare të përmendura urdhërat ekzekutivë të mëparshmëm: Marrëveshja e Dejtonit, Rezoluta e KSKB 1244 dhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Ky Urdhër Ekzekutiv përkufizon gjithashtu shtrirjen gjeografike të Ballkanit Perëndimor, i cili përfshin territorin e ish Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe Republikën e Shqipërisë.

Kompetencat e reja lejojnë vendosjen e sanksioneve ndaj individëve dhe subjekteve përgjegjëse për korrupsionin në rajon, duke përfshirë keqpërdorimin e pasurive publike, shpronësimin e pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfetin. E gjithë pasuria dhe interesat që u përkasin personave të shënjestruar nën këtë Urdhër Ekzekutiv, brenda Shteteve të Bashkuara, ose zotërimi ose kontrolli i personave të SHBA-së do të bllokohen. Përveç kësaj, individët e sanksionuar nën këtë Urdhër Ekzekutiv nuk lejohen të hynë në Shtetet e Bashkuara dhe nuk mund të marrin vizë amerikane”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.

Shqipëri22 minutes ago

Nisma ‘Besa’/ Deputeti i PS takim me banorët e Gjirokastrës, të moshuarit kërkojnë zgjidhje për problematikat

Lajme1 hour ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni2 hours ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni3 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë3 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni3 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri3 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni4 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota4 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme4 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme4 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme4 hours ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

NA NDIQ NË FACEBOOK