Connect with us

Kulturë

Aksident tragjik, humb jetën aktorja e njohur

Published

on

Aktorja amerikane, Lisa Banes, e njohur veçanërisht për rolin e saj në filmin “Gone Girl” vdiq 10 ditë pasi ishte përplasur nga një automjet në Manhatan, theksoi sot një zëdhënës i policisë nju jorkeze.

Lisa Banes, 65 vjeçe, u njoftua se kishte humbur jetën në spital, pas aksidentit të ndodhur më 4 qershor, në afërsi të qendrës kulturore Lincoln Center.

Ajo pësoi një traumë në kokë pasi përplasjes nga një automjet.

Banes krah Ben Affleck në Gone Girl, ku luajti personazhin Marybeth Elliott

“Ne jemi me zemër të thyer nga vdekja tragjike dhe e pakuptimtë e Lisas. Ajo ishte një grua me zgjuarsi, mirësi dhe bujari dhe e përkushtuar ndaj punës së saj, qoftë në skenë, para kamerave, dhe më shumë me familjen dhe miqtë e saj”, theksoi agjenti, David Williams, cituar nga NBC.

Rruga ku u godit Lisa Banes u rrethua nga policia, ndërsa autoritetet nisën një hetim

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media