Religjion
Ai njihej si El-Emin

Njerëzit mund ti doni ose mos i doni, as Muhamedin a.s. nuk e donin të gjithë. Por duhet ti vlerësoni dhe ti respektoni për shkak të karakterit dhe të mirave që bëjnë. Muhamedin a.s., paganët mekas e ofendonin, dhe bënin lloj lloj hilesh për ta dëmtuar, mirëpo, kur dikush dëshironte që të ruaj gjërat me vlerë, i dërgonte tek Muhamedi a.s. Kualitetet dhe aftësitë tuaja duhet të njihen dhe një ditë do të pranohen nga shoqëria. Andaj, gjithmonë rindërtoni dhe freskojeni veten dhe karakterin tuaj.
Por, si ishte Mihamedi a.s?
Ai në Meke edhe para pejgamberisë njihej me pseudonimin El-Emin (i besueshmi) dhe gjithë jetën e tij është njohur si njeri i ndershëm dhe shumë i besueshëm. Edhe kur u detyrua të largohej nga Meka në Medine për të shpëtuar nga paganët mekas, e angazhoi Aliun r.a. të qëndroj në Meke dhe ti kthente amanetet që mekasit i kishin lënë tek ai. Pra, mekasit përgatiteshin për ta vrarë, ndërsa ai nuk tradhtoi amanetet që kishin lënë tek ai.
Një mesazh i shkurtër:
1. Për të qenë të respektuar nga njerëzit, duhet të jeni të ndershëm, të sinqertë dhe të përgjegjshëm. Duhet të njiheni si të tillë. Pa këtë, mos prisni që dikush t’ju respektojë. As të afërmit, e lërë me njerëzit tjerë.
2. Nëse shihni se reputacionin e dikujt e njollosin vetëm pse nuk ka mendime të njëjta me njerëzit, edhe pse i njëjti bënë shumë të mira për atë shoqëri, dijeni se jetojmë në një rreth shumë të prishur, sepse një gjë të tillë nuk e bënin edhe paganët mekas. Ata vlerësonin lartë ndershmërinë dhe sinqeritetin e Muhamedit a.s. edhe pse ishin armiqtë kryesorë të tij në fe dhe politikë. (R. Mehmedoviç).
Përktheu: A. D. Islampress





















