Lajme
Adriatik Llalla ankimon dënimin me 2 vjet burg

Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.
Ankimi është dorëzuar këtë të enjte në Gjykatë dhe pritet që në ditët më vijim të hidhet shorti për gjyqtarin.
Mbrojtja e Llallës këmbënguli më herët gjykatës se nuk kishte fshehur asgjë përveç shpenzimeve të Gjermanisë që ishin harruar të deklaroheshin nga gabimi njerëzor. Mirëpo, Gjykata gjeti të provuar të kundërtën, edhe për tokat që sipas hetimit të SPAK u rivlerësuan disa fish më tepër nga vlera që ishin blerë edhe për faturën spitalore në SHBA dhe kostot për ndërtimin e një shtese.
.



















