Connect with us

Bota

Abazoviq porosi për Beogradin: “Mos ti fus hundët” në Mal të Zi, jemi shtet i pavarur

Publikuar

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i ka bërë me dije Beogradit zyrtar që të mos përzihet në punët e Malit të Zi, pasi që është shtet i pavarur dhe vendos vet për fatin e tij.

“Duhet të jetë e qartë për të gjithë, veçanërisht për zyrtarët nga Beogradi që janë marrë shumë me Malin e Zi kohëve të fundit, se ky është një shtet i pavarur që vendos për fatin e vet dhe nuk pajtohet me poshtërime” ka thënë Abazoviq. Duke folur për ish-pushtetin e kaluar, Abazoviq tha se nuk ka asnjë frikë për mundësinë e rikthimit të tij.

“Nuk kam frikë nga kthimi i regjimit të vjetër. Pavarësisht disa mosmarrëveshjeve, fjalëve të ashpra ose nervozizmit, unë jam i sigurt se të gjithë anëtarët e shumicës parlamentare nuk do të bëjnë lojëra për përmbysjen historike që ndodhi gushtin e kaluar. Unë mendoj se ndonjëherë, pa nevojë, ne e mbivlerësojmë situatën dhe kemi tendencë t’i nënshtrohemi propagandës së përgjithshme që ndodh më fort jashtë vendit sesa në Malin e Zi. Vetëm mbani mend se sa situata të tilla kishte dhe të gjitha në fund të fundit kapërcehen në një mënyrë mjaft të mirë. Shumë pluhur, por pak konkretizim prandaj jam i qetë. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se ‘interesat kombëtare të Malit të Zi janë përpara çdo llogaritje partiake. Ne duhet të afirmojmë konceptin qytetar dhe politikën evropiane dhe të gjitha vendimet tona duhet të jenë në përputhje me ato qëllime. Nuk ka asnjë diskutim për këtë”, deklaroi Abazoviq.

Ai kujtoi se Mali i Zi ndjek një politikë të fqinjësisë së mirë.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK