Connect with us

Religjion

A është namazi ynë i denjë për Allahun dhe mëshirën e Tij?

Published

on

Në librin e tij ibn Xhevzi përmend një histori interesante: “Miu kishte takuar devenë dhe ishte dashuruar në të, andaj e kishte ftuar tek shtëpia e tij. Kur erdhën tek shtëpia e tij e vogël, deveja u ndal dhe i tha: “Ose do të ndërtosh një shtëpi të denjë për të dashurën tënde  ose gjejë një të dashur të denjë për shtëpinë tënde.”

Nëse këtë tregim e kuptojmë figurativisht, atëherë do të mund të themi: Ose fale namazin ashtu siç i takon Atij në emrin e të cilit falesh, ose gjej një hyjni tjetër që do ti përshtatet mënyra jote e të falurit.”

Nuk e tregova këtë rrëfim për të thënë se unë jam prej atyre që namazi im është i denjë për Allahun xh.sh. Përkundrazi, dua të them se ndonjëherë ne falim namaz dhe nuk e dimë se çfarë kemi lexuar gjatë namazit.

Adhurimi kërkon vite  përpjekje derisa shndërrohet në ëmbëlsi. Kam lexuar biografi të shumta të njerëzve të devotshëm dhe mund të them se gjëja e përbashkët e tyre është se në fillim adhurimi u sjellke vështirësi, ndërsa kur  atë e  bënë një armë kundër dëshirave dhe pasioneve të tyre, adhurimi u shndërrua në ëmbëlsi dhe kënaqësi…

Ethem Sherkavi

Përktheu: A. D. Islampress

NA NDIQ NË FACEBOOK