Connect with us

Shëndetësi

4 arsye pse shihni më shumë puçrra rreth vetullave tuaja

Publikuar

Një shpërthim i papritur i puçrrave kudo në fytyrën tuaj mund të jetë lodhëse për t’u trajtuar, por kur është një ‘ngacmim’ i vogël në mes ose në vetullat tuaja – mbulimi i tyre dhe trajtimi mund të jetë shumë bezdisës.

Më e keqja, mund t’ju dëmtojë, veçanërisht nëse flini me fytyrë të poshtë ose shpesh mbani maskë ose helmetë. Puçrrat e vetullave mund të jenë rezultat i një mëlçie të mbi-taksuar, kështu që nëse po hani shumë ushqime të yndyrshme, nuk pini ujë mjaftueshëm dhe flini mjaftueshëm, kjo mund të jetë njëra ndër arsyet.

Revista Vogue pyeti profesionistët se çfarë tjetër mund të jetë arsyeja dhe çfarë mund të bëni ju për ta parandaluar dhe për t’i rënë në gjurmë.

E keni “Zonën T” të yndyrshme

Zona T, e cila përfshin ballin, hundën dhe mjekrën, është përgjithësisht më e yndyrshme se pjesa tjetër e fytyrës suaj. Kur keni lëkurë të kombinuar, ky ndryshim është shumë më drastik. Zona T ka një përmbajtje më të lartë të gjëndrave vajore, të cilat prodhojnë më shumë vaj dhe sebum, gjë që rrit mundësinë të irritimit dhe poreve të bllokuara.

“Përdorni retinoidët, AHA, BHA ose bakuchiol si një përbërës në kujdesin tuaj për lëkurën, për të rritur qarkullimin e qelizave të lëkurës dhe për të zvogëluar pengesat”, thotë Dr. Sethi. Përdorimi i maskave ose produkteve të synuara në zonat veçanërisht të yndyrshme mund të ndihmojë në tharjen e asaj pjese të lëkurës pa ndikuar në pjesën tjetër.

I keni hequr vetullat me piskatore, me dyll ose me penj

Heqja me piskatore, depilimi ose largimi i tyre me penj mund të shkaktojë acarim në ose midis vetullave tuaja.

“Mund të merrni folikulit, i cili është një infeksion i gjëndrës së flokëve nëse është manipuluar”, thotë Dr. Sethi. “Shmangni atë duke përdorur një pastrues antiseptik para dhe pas, dhe pastroni me Betadine për disa ditë pas. Nëse po e bëni në shtëpi, mbani mjetet dhe duart tuaja ultra të pastra para se të filloni”.

“Nëse po shkoni në sallon, kërkoni nga estetistja që të vendosë dorëza dhe të sterilizojë fijen ose piskatoren para se bakteret nga këto artikuj të futen në gjëndër dhe ta infektojnë atë”, shtoi ajo.

Jeni mbështetur në produktet e grimimit të vetullave për të ndihmuar në zbutjen e qimeve

Produktet e vetullave, të cilat janë të dizajnuara për të mbajtur qimet në vend, ngjyrosur dhe madje për ta rritur volumin, mund të jenë me plot përbërës që janë bllokues të poreve, si vajra minerale dhe silikoze.

“Produktet si xhel për vetulla dhe pomada mund të shkaktojnë acarime sepse ato mund të kenë përbërës që pengojnë gjëndrën duke lënë kështu të grumbullohet sebum dhe mbeturina të cilat bëhen ushqim për bakteret”.

“Heqja e grimit çdo natë dhe spastrimi i thellë i fytyrës me pastrues që kanë bazë vaji, mund të ndihmojë në parandalimin e poreve të bllokuara. Përdorimi i lapsave ose formulave të pluhurit mund të funksionojë gjithashtu, pasi ka më pak të ngjarë ta irritojnë lëkurën”.

Produktet për flokë janë të rënda

Nëse produktet tuaja të flokëve janë të rënda (vajra, pomada, xhel dhe dyll) ato mund të ngjiten në ballë ndërsa pastroni flokët ose lyheni me to. Kjo mund të shkaktojë pore të bllokuara dhe veçanërisht përkeqësim të gjendjes nëse keni balluke. Nëse keni zbokth, ajo mund të bjerë mbi lëkurën e kokës kur lani flokët, duke bllokuar më tej poret.

The post 4 arsye pse shihni më shumë puçrra rreth vetullave tuaja appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK