Connect with us

Lajme

22 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë i vdekur gjatë 24 orëve në Shqipëri

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 raste të reja me COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 42 pacientë, transmeton Klankosova.tv.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 132 mijë e 337 raste pozitive, janë shëruar 129 mijë e 473 pacientë, 2 mijë e 451 persona kanë humbur jetën dhe vazhdojnë të mbesin edhe 413 raste aktive me COVID-19.

.