Connect with us

Lajme

Zudi Enuzi nga ASH: Betoni në Çair si turp dhe fyerje ndaj shqiptarëve!

Publikuar

Shkruan: Zudi Enuzi Koka – Kryetar i degës Çair – ASH

I nderuar Visar, të pretendosh në shekullin 21 se duke ndërtuar mure betoni do të vendosësh rend dhe lëvizje të lirë të qytetarëve në një rrugë siç është Çariçanja është turp dhe fyerje klasike e intelengjecës së votuesve të tu por edhe të qytetarëve të Çairit.

Ky mur që ju po vendosni pos që shfaq dështimin dhe kandatnsijen e Komunës me me beton gjithandej  shpërfaq edhe një realitet tjetër, dështimin e këtij sistemi për të siguruar funksionim të rendit dhe ligjit.

Reagimi I qytetarëve që kur keni filluar vendosjen e këtij muri ishte I ashpër dhe vazhdon të jetë I njejtë por këto reagime  nuk ju kanë zmbrapsur nga kjo ide.

Vazhdoni me këtë turp, shqiptarët nuk meritojnë një fyerje si kjo.

Për fund një këshillë vëllazërore, nuk është turp të gabosh sepse jemi njerëz dhe të gjithë gabojmë, por turpi i botës është kur gabimin e mbroni dhe tentoni ta shisni si arritje.

NA NDIQ NË FACEBOOK