Connect with us

Lajme

Ziadin Sela paralajmëron propozim ligj të ri / Ja përse bëhet fjalë

Publikuar

më

Shkruan: Ziadin Sela

Në këtë ditë, 116 vjet më parë, arumunët e Ballkanit u njohën si popull i veçantë me të drejta kombëtare në kuadër të perandorisë së atëhershme osmane. Kjo ditë kremtohet nga arumunët si dita e tyre kombëtare në të gjitha vendet e Ballkanit ku ata jetojnë.

Gjatë historisë së tyre, arumunët i kanë dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shumë personalitete të shquara të politikës, artit, sportit dhe shkencës. Fatkeqësisht, Maqedonia e Veriut ka bërë shumë pak në promovimin dhe afirmimin e vlerave kulturore, gjuhësore dhe identitare të arumunëve.

Larmia kulturore e Maqedonisë e Veriut është dhe duhet të jetë një nga forcat kryesore të vendit. Një vend i cili ka për synim strategjik integrimin në BE ku motoja kryesore është “të bashkuar në diversitet” nuk guxon të shtypë identitetet e ndryshme kulturore përmes politikave shoviniste dhe segregacioniste siç ka qenë rasti në tërë historinë e ndërtimit të shtetit. Përkundrazi, shteti duhet të luaj rolin kryesor në ruajtjen e interkulturalizmit, shprehjeve kulturore të të gjitha bashkësive, mbrojtjen dhe promovimin e hapësirave kulturore dhe në shkëmbimet kulturore si mjete të fuqishme për dialog dhe ndryshime pozitive.

Aleanca për Shqiptarët beson se rruga në të cilën duhet të ecë Maqedonia e Veriut është rrugë e bazuar ne ngritjen e respektit ndaj dallimeve kulturore dhe krijimin e mundësive të barabarta për te gjithë. Andaj, Aleanca për Shqiptarët do të paraqesë së shpejti një projektligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i cili do të ketë për qëllim kryesor arritjen e barazisë së plotë dhe eliminimin e diskriminimit strukturor në institucionet buxhetore në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat tjera të jetës publike.

Ne angazhohemi gjithashtu për ndarje adekuate të buxhetit për kulturë dhe krijimin e një fondi të veçantë për zhvillimin e kulturës së bashkësive, që do të mundësojë mbrojtjen e identiteteve kulturore dhe kombëtare ndër tjerash përmes investimit strategjik në kujdesin për institucionet kulturore dhe objektet e trashëgimisë kulturore si dhe në përkrahjen e punës se organizatave joqeveritare të kulturës. Një prioritet tjetër në këtë rrafsh duhet të jetë rritja e autonomisë organizative dhe financiare të institucioneve kulturore në krijimin e programeve të tyre që do do të kontribuojë në ruajtjen e vlerave dhe traditave të ndryshme kulturore.

Vetëm kështu Maqedonia e Veriut do të lëviz nga retorika boshe “shoqëri për të gjithë” drejt një vizioni të shtetit modern evropian, një shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe i mundësive të barabarta për të gjithë.

Urime Dita e tyre Kombëtare bashkëqytetarëve tanë arumunë!

Maqedoni29 minutes ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri59 minutes ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme2 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni3 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri4 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme5 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni6 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri6 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme7 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni8 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri8 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë9 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

NA NDIQ NË FACEBOOK