Lajme
Zgjedhjet brenda PD-së më 13 qershor / Emrat e propozuar në Komisionin Zgjedhor

Pas përfundimit të mbledhjes së Partisë Demokratike, është propozuar që zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së të zhvillohen më 13 qershor.
Gjithashtu janë propozuar dhe emrat për Komisionin që do të jenë përgjegjës për zgjedhjet për kryetarin e demokratëve.
Bëhet e ditur se në krye të Komisionit për Zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Jemin Gjana.
Anëtar të këtij komisioni do të jenë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu Albert Avduli dhe Gjoke Vuksani.
Ndërkohë ndihmës anëtar në këtë Komision do të jenë Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri./noa.al/


















