Connect with us

Lajme

Zaev: Është e papranueshëm çdo ndërhyrje në identitetin maqedonas

Publikuar

më

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në edicionin javor të gazetës Greke “Kathimerini” në një intervistë me moton “Së bashku për Ballkanin në Shekullin 21″ foli për perspektivën Evropiane dhe veton bullgare, por edhe mbështetjen greke, Marrëveshjen e Prespës, si dhe marrëdhëniet me ish dhe Kryeministri aktual i Greqisë.

Kryeministri Zaev shpjegon se pavarësisht raporteve pozitive nga Komisioni Evropian dhe Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, për shkak të vetos nga Sofja, Maqedonia e Veriut nuk filloi negociatat me BE.

Në shekullin 21, përcaktimi i historisë së një kombi tjetër nuk është në përputhje me frymën evropiane, sepse ne kemi nevojë për të ndërtuar një të ardhme së bashku. Për Maqedoninë e Veriut, për popullin maqedonas, për të gjithë qytetarët e vendit tonë, çdo ndërhyrje në identitetin maqedonas është e papranueshme. Procesi ka vazhduar për një kohë të gjatë, ne nuk duam të ndalemi dhe nuk do të ndalemi, por nuk do të rrezikojmë dinjitetin tonë dhe identitetin tonë. Unë besoj se do të gjejmë zgjidhje të përbashkëta me Bullgarinë dhe do të ndërtojmë një të ardhme cilësore për ne dhe gjeneratat e ardhshme”, shpjegoi Kryeministri, duke theksuar se e kaluara nuk duhet të harrohet, por “urat e bashkëpunimit duhet të ndërtohen midis të gjitha vendeve të Ballkanit, sepse ajo është e vetmja rrugë drejt suksesit”.

Nga ana tjetër, ai thotë se Greqia mbetet një “ndërmjetës dhe mbështetës i fortë” i rrugës evropiane të vendit tonë, diçka për të cilën u sigurua Kryeministri Grek.

Intervista e Kryeministrit Zaev me “Kathimerini” është në pritje të pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Delphi, i cili do të mbahet nga 10 deri më 15 maj në Athinë.

.

Lajme22 minutes ago

Filipçe: Le të hetohet sërish rasti i spitalit modular në Tetovë, e di si kam punuar unë

Shqipëri27 minutes ago

NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

Lajme1 hour ago

Emini: Mbrojtja e depozituesve dhe stabiliteti financiar mbeten prioritetet tona

Lajme3 hours ago

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Maqedoni3 hours ago

Durmishi: Korridori 8, prioritet i bashkëpunimit me Shqipërinë

Shqipëri3 hours ago

Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

Lajme4 hours ago

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

Lajme4 hours ago

Durmishi: Pas “One Stop Shop”-it, edhe Korridori 8 me Shqipërinë, nga Tetova e Gostivari deri në Qafë Thanë

Kosovë4 hours ago

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga për mashtrime me kartela

Maqedoni5 hours ago

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor, kontrolle shtesë pas pesë ditësh

Shqipëri6 hours ago

Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

Lajme6 hours ago

BDI në Kumanovë ngre shqetësime për sigurinë e shqiptarëve në prag të 28 Nëntorit

NA NDIQ NË FACEBOOK