Connect with us

Bota

Vuçiq: Kroacia ka armatë të fortë, por edhe Serbia, shqiptarët nuk janë në atë nivel por kanë prapa vetës Bondstillin

Published

on

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka komentuar deklaratën e ministrit kroat të mbrojtjes që paralajmëroi ndihmë në formimin e Forcave mbrojtëse të Kosovës, duke thënë se Kroacia ka armatë të fortë, por shqiptarët e Kosovës nuk kanë atë nivel, por ata kanë Bondstillin prapa vetës.

Kroacia ka armatë të fortë, ushtrinë, shqiptarët në Kosovë nuk janë në atë nivel por ata kanë prapa vetës Bondstillin”, tha Vuçiq duke shtuar se ata bëjnë punën e vetë “e ne do të bëjmë tonën”.

Ai ka nënvizuar se ushtria serbe nuk është e dobët nga asnjë ushtri në rreth në regjion krahasuar edhe me rumunët dhe hungarezët.

Por po forcojmë ushtrinë tonë dhe duhet të vazhdojmë me investime bazë në ushtri, sepse ajo është garant më i madh i paqes, dhe se askush nuk do të ketë guximin të kryejë agresion ndaj juve”.

Ai theksoi se Serbia ka ardhmëri të vendosur dhe shtoi se i fortë është ai që ekonomikisht është i fuqishëm.

Për ne është me rëndësi që të fokusohemi në rritjen dhe përparimin ekonomik. GjDP sa më të lartë, kjo është puna dhe synimi jonë. Kemi miqësi të jashtëzakonshme miqësore me Hungarinë dhe Rumaninë dhe nuk kemi asnjë shkas për shqetësim“, tha Vuçiq.

.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com