Lajme
“VMRO, Pendarovski dhe BDI kanë qëndrim të njëjtë për 27 prillin”

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski në intervistën e djeshme në Kanal5 tha se tre subjekte kanë qëndrim të njëjtë për 27 prillin, se të dënuarit nuk janë terrorist.
“Javën e kaluar tha qartë se nëse ka elemente mund të përsëritet gjykimi dhe se ata njerëz nuk janë terrorist. Ky ishte motiv i mjaftueshëm që të bisedojmë. LSDM ka qëndrim ndryshe nga ai i Pendarovskit. Tre subjekte politike: VMRO-DPMNE, Pendarovski dhe BDI kanë qëndrim se ata njerëz nuk janë terroris, ndërsa LSDM se janë terroristë. Dhe janë tre subjekte politike kundër njërit. Sipas të gjitha njohurive, avokatët kanë dëshmi të reja që mjafton pas marrjes së aktgjykimit të mund të kërkojnë nga Gjykata Supreme gjykim të ri. 27 prilli nuk mund të shihet bardhë e zi”, tha Nikollovski.

















