Lajme
Vjedhje në biznesin e Armand Dukës

Kryetarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës, i është vjedhur biznesi duke iu marrë sasi e konsiderueshme parash.
Ngjarja ka ndodhur më 14 prill, por u bë e ditur për mediat sot, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.
Kryesit e veprës kishin thyer xhamin e biznesit dhe më pas kanë marrë paratë që ndodheshin në zyrë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasin A. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë roje private dhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë në një kompani private në lagjen nr. 14, Durrës, në pronësi të shtetasit A. D., 29 vjeç.
Gjatë natës, në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientet e kësaj kompanie, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlere monetare, por shtetasi A. H. nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar Policinë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, thuhet në raportin policor.
klankosova.tv
.





















