Bota
‘Viktimat e agresionit’: Spitali i Gazës i mbingarkuar me të plagosur

Spitali kryesor dhe më i madh al-Shifa në Gaza, është i mbingarkuar nga numri i të plagosurve nga bombardimet e natës së mbrëmshme nga Izraelit nga të cilat bombardime u vranë dhjetra palestinez, raporton Al Jazeera, përcjell Zyrtare.net.
Shaima Ahmed Qwaider, 23 vjeçe, një infermiere në spitalin al-Shifa në Gaza, përshkroi të Dielën skena të tmerrshme të njerëzve të plagosur rëndë që mbërritën në spital madje disa prej të cilëve viktima që u mungonin gjymtyrët e trupit.
“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time,” i tha ajo Al Jazeera. “Kishte pjesë të trupit të mbledhura në shtretërit e spitalit dhe skena të papara”,tha ajo.
Dr Midhat Abbas nga Ministria e shëndetësisë në Gaza tha se 1,200 palestinezë ishin plagosur gjatë shtatë ditëve të sulmeve, rreth gjysma e të cilëve ishin gra dhe fëmijë./Zyrtare.net/






















