Lajme
Vendosi Qeveria: Prej nesër ora policore fillon në ora 23:00, kafenetë punojnë deri në 22:30

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka dhënë dritë jeshile për lehtësimin e masave anti-Covid.
Me këtë vendim, duke filluar prej nesër, ora policore do të fillojë në ora 23:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme.
Gjithashtu, është sjellë vendim edhe për zgjatjen e orarit të punës së kafeneve.
Do të punojnë në pjesën e hapur – verandë deri në ora 22:30.
















