Lajme
Vdes një 33 vjeçar në aksident trafiku në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë.
Policia njofton se shtetasi R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
.














