Lajme
Vazhdohet muri i betonit në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair

Barriera nga betoni në formë të murit kanë vazhduar të vendosen përgjatë rrugës “Cvetan Dimov” në Çair, transmeton Zyrtare.net.
Këto barriera siç mësohet do të vazhdohen së paku deri tek kryqëzimi afër marketit Vero. Autoritetet vendosjen e këtij muri e arsyetojnë për siguri më të madhe të këmbësorëve por njëkohësisht për të shmangur edhe trafikun në këtë rrugë mjaft të frekuentuar.
Reagime të shumta ka pasur që nga nisja e vendosjes së këtij muri para një viti, madje ai është cilësuar si ofendim kolektiv ndaj shqiptarëve./Zyrtare.net/















