Connect with us

Shëndetësi

Vaksinat kundër COVID-19 funksionojnë edhe për variantet e reja të koronavirusit, thonë studimet

Published

on

Një seri studimesh të reja, që janë publikuar gjatë ditës së djeshme, tregojnë se vaksinat kundër COVID-19 funksionojnë shumë mirë kundër varianteve të reja të koronavirusit – derisa një nga ta tregon se dozat shtesë i bëjnë ato edhe më të efektshme.

Të paktën një nga këto studime gjithashtu demonstroi se vaksinimi i plotë ka rëndësi.

Studimi i parë mbarëkombëtar i vaksinimit kundër koronavirusit, i bërë në Izrael, tregoi se vaksina e Pfizer/BioNtech funksionon shumë më mirë pas marrjes së dy dozave.

Studimi gjeti se vaksina Pfizer siguronte 95.3 % mbrojtje ndaj infeksionit dhe 96.7 % mbrojtje kundër vdekjes, shtatë ditë pas dozës së dytë.

Derisa njerëzit që e morën vetëm një dozë të vaksinës ishin shumë më pak të mbrojtur. Vetëm një dozë dha vetëm 57.7 % mbrojtje ndaj infeksionit, 75.7 % kundër shtrimit në spital dhe 77 % kundër vdekjes.

Në një studim tjetër prodhuesi i vaksinave Novavax konfirmoi gjetjet e mëparshme që treguan se vaksina e tij mbron nga variantet e reja.

Novavax ende nuk i ka kërkuar Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës së saj e cila është krijuar duke përdorur një formulim të ndryshëm nga vaksinat e prodhuara nga Moderna, Pfizer / BioNTech dhe Johnson & Johnson.

The post Vaksinat kundër COVID-19 funksionojnë edhe për variantet e reja të koronavirusit, thonë studimet appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK