Connect with us

Lajme

Udhëtojnë kilometra për në shkollë, nxënësit në Bërnjancë kërkojnë zgjidhje

Publikuar

Nga fshati Bërnjancë deri në Haraçinë, plot 3 km udhëtim ju nevojitet të bëjnë çdo ditë fëmijëve të klasave të ulëta nga Bërnjanca për të ndjekur procesin mësimor. Edhe pse në fshatin e tyre ekziston shkollë ata nuk mund të regjistrohen në të pasi një gjë të tillë duhet ta lejojë komuna Gazi Babë.

Duke treguar për sfidat me të cilat ballafaqohen, nxënësit shfaqin një kërkesë, të mësojnë në shkollën më të afërt.

“E kemi shkollën larg, duhet të kalojmë rrugën kryesore, ka qenë… Më vështirë e kemi dimrit ku bie shi.”,- tha një nxënës.

“Dua të mësoj në shkollën që kam më afër shtëpisë.”,- theksoi një qytetar.

Shkolla Fillore “Kërsto Misirkov” në fshatin Bërnjancë që është nën kompetenca të komunës së Gazi Babës ka vetëm 8 nxënës të regjistruar të komuniteti maqedonas. Atë që e kërkojnë banorët e fshatit është që në këtë shkollë të mund të vijojnë procesin edukativo-arsimor edhe fëmijët e tyre.

Nëse nuk zgjidhet ky problem, shprehen se fëmijët e tyre do të bojkotojnë procesin mësimor.

“Janë rreth 60 fëmijë që udhëtojnë. Pasojat nuk numërohen sa cilat janë dhe sa janë. Ne jemi që t’i bojkotojmë dhe mos me t’i dërgojmë fëmijët në shkollë se mendojmë se më e shtrenjtë është jeta se sa arsimimi.”,- theksoi prindi, Ekrem Saliu.

“Këta janë të vegjël, duhet të kalojnë rrugën kryesore, ka qenë endacak shumë dhe frikësohen. Nuk ka kush t’i sjellë. Shumë herë ka ndodhur pasi nuk ka pasur kush t’i sjellë.”,– u shpreh prindi, Bashkim Sabedini.

Komuna e Gazi Babës shpeshherë ka refuzuar të gjejë zgjidhje rreth këtij problemi, por drejtori i Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Haraçinë theksoi se është njoftuar që të premten dhe do të bëjë përpjekje të zgjidhet problemi.

Do të kërkohet vetëm shfrytëzimi i objektit të Shkollës “Kërsto Misirkov”, tha Akiu.

“Me punëtorët tanë do të angazhohemi vetëm se t’iu dalim në ndihmë fëmijëve. Vetëm objektin do ta kërkojmë sepse vërtetë duhet t’iu ndihmojmë, është shumë larg diku rreth 3 km janë.”,- tha drejtori i Sh. F. “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Azam Aki.

Problemit me nxënësit e fshatit Bërnjancë nga mungesa e vullnetit të palëve të përfshira ngurohet t’i jepet fund, aktualizohet thuajse në çdo nisje të vitit shkollor apo cikël të regjistrimit të nxënësve.(TVM2)

Shqipëri17 minutes ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme1 hour ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni2 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri3 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme4 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni4 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri5 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme5 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë5 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni5 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni6 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK