Connect with us

Religjion

Udhëtimi më i çuditshëm | Islam Press

Publikuar

*****

Çfarë lloj udhëtimi është ai?!

Fillon nga shtylla kurrizore të babait, kurse përfundon në barkun e nënës,

pastaj nga barku i nënës në sipërfaqen e Tokës,

pastaj nga sipërfaqja e Tokës në brendinë e Tokës,

pastaj nga brendia e Tokës në Llogaridhënie.

 *****

Në çdo stacion do të shihni mrekulli,

dhe në fund do të përfundoni

në xhenet ose

në xhehenem.

 *****

Dy gjëra janë të pikëllueshme në të gjitha këto:

një burrë që kurrë nuk ka hyrë në xhami përveç xhenazes së tij,

dhe një grua që kurrë nuk e ka mbuluar trupin e saj përveçse me qefina.

Sa e pikëllueshme dhe e dhimbshme është kjo?!

Deri kur do të jemi në gaflet?!

Kjo është e vërteta e hidhur!

 *****

Ata vijnë në punë në kohë,

mbërrijnë në aeroport para kohe,

vijnë në spital, gjithashtu, para kohe,

dhe pastaj flejnë në kohën e namazit!

Thonë: E kemi gjumin e rëndë.

Përkundrazi, ju preferoni këtë botë…

 *****

Ky është një mësim për mua, për ju dhe për të gjithë pas nesh.

E lus Allahun xh.sh. që të na japë një fund të bukur!

Zoti ynë, na bën të lumtur neve dhe të gjithë ata që janë të dashur për ne në këtë botë dhe në botën tjetër!

 *****

Alkooli është bërë artikull ushqimor, kurse bixhozi është bërë fat?!

Estrada është bërë art, kurse ryshfeti kafe?!

Festimet e përbashkëta janë bërë modernitet, kurse lakuriqësia elegancë?!

Rrobat sfiduese janë bërë liri, kurse kurvëria lidhje e përkohshme?!

Kurse urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja prapambeturi?!

 *****

Iblisi ishte, që nga fillimi, i hapur ndaj nesh dhe na informoi

se ai do të na joshë në këtë botë,kurse do të heqë dorë nga ne në ahiret.

Mirëpo:… ata janë të shurdhër, memecë dhe të verbër dhe nuk kuptojnë asgjë.

*****

Në të vërtetë, kjo njohuri e avullon zemrën e njeriut kur sheh se njerëzit kanë
përparuar në këtë botë, kurse kanë stagnuar në fe.

E lus Allahun e Lartësuar që të na ruajë!

Zoti ynë, na kthe në vetvete në mënyrën më të bukur!

 *****

Nëse e këshilloj dikë që të largohet nga mëkatet, ai më përgjigjet:

Shumica e botës e bën këtë, unë nuk jam vetëm!

Dhe nëse e shikoni fjalën “shumicë” në Kuran, do të shihni se pas saj vjen:

Shumica e botës nuk e di; Shumica e botës është mosmirënjohëse; Shumica e botës nuk duan të besojnë.

 *****

Nëse shikoni edhe më thellë, do të gjeni se pas saj vjen:

Shumica e tyre janë mëkatarë; Shumica e tyre janë injorantë; Shumica e tyre largohen (nga e vërteta); Shumica e tyre nuk kuptojnë; Shumica e tyre nuk duan të dëgjojnë.

*****

Prandaj, ti bëhu nga ajo pakicë për të cilën Allahu i Lartësuar thotë:

Pak nga robërit e Mi janë mirënjohës;

Me të besuan vetëm një numër i vogël;

Shumë nga të parët, dhe pak nga të mbramët…

*****

E lus Allahun e Lartësuar, në këto momente të bekuara që të na bëjë pjesë të asaj pakice pozitive për të cilën flet Kurani!

Amin!

Përkthim: Miftar Ajdini

NA NDIQ NË FACEBOOK