Connect with us

Sport

U-17/ Trajneri Bulku vlerëson miqësoren me Bosnjen: “Morëm sinjalet që prisnim”

Publikuar

më

Shqipëria e 17 vjeҫarëve luajti ditën e ndeshje miqësoren e parë, nga dy që janë në program, ndaj Bosnje Hercegovinës, në një ndeshje që u mbyll në barazim 0-0. Një ndeshje që fraksionin e dytë të lojës u ngrit në nivelin e duhur për kuqezinjtë tanë, që luajtën vetëm ndeshjen e parë miqësore duke parë se ky është grumbullimi parë për këtë grupmoshë.

Skuadra vazhdon përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore, që do të luhet nesër në “Niko Dovana”, ndërkohë që trajneri Bulku nuk e ka fshehur faktin që këto miqësore do e ndihmojnë shumë për të krijuar idenë përfundimtare mbi skuadrën që do na përfaqësojë në eliminatoret e nëntorit. “Ishte ndeshja e parë, një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, sepse na jep mundësinë që të shohim vlerat e gjithësecilit nga gjithë lojtarët që ishin prezentë. Njohim më mirë grupin. Duke parë që djemtë luanin për herë të parë bashkë, është normale që në pjesën e parë të mos ishim në ato nivele që kërkojmë . Po i japim mundësinë gjithësecilit të tregojë vlerat e tij. Janë shumë të rëndësishme këto ndeshje që të kuptojmë çfarë mungon dhe ku duhet të punojmë më shumë, që të kemi një grup sa më të fortë për të përfaqësuar Shqipërinë në Europianin e ardhshëm.”

Ervin Bulku thekson se sinjalet që priste stafi i mori, dhe arriti të evidentojë çfarë i duhet skuadrës. “Pjesa më e madhe e çunave treguan që kanë vlera. Morëm sinjalin që prisnim. Ka edhe disa probleme që ne do t’i shikojmë në të ardhmen, duke parë që edhe koha në dispozicion ka qenë dy ditë dhe kuptohet që është e vështirë të përgatisësh një ndeshje brenda dy ditëve, por duhet të mos harrojmë që këto janë ndeshje miqësore që të japin mundësi, që ne si staf të krijojmë ide të qartë, për secilin nga këto lojtarë që në të ardhmen të jemi një grup sa më i fortë, që të përfaqësohemi denjësisht. Ti’ japim mundësi këtyre djemve të luajnë futboll dhe që në të ardhmen të jenë pjesë e ekipeve Kombëtare të moshave, por pse jo dhe ekipit A”.

Shqipëri14 minutes ago

Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit – Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj

Lajme1 hour ago

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Maqedoni3 hours ago

Babai i tij ishte bari shqiptar, me më pak se një vit shkollë – i biri fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi!

Shqipëri3 hours ago

Rovena Ibrahimi rrëfen në Se Luan Topi humbjen e vëllait 42-vjeçar: Nëna na dha forcë edhe në dhimbjen e saj

Lajme4 hours ago

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Maqedoni5 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Shqipëri6 hours ago

Ekskluzive në Goca dhe Gra/ Blerina Matraku rrëfen versionin e saj pas videove intime të Adi Hilës: I pagova 10 mijë euro për albumin

Lajme6 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Lajme7 hours ago

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini dhe Izet Mexhiti takojnë banorët e Çellopekut: Çdo ditë jemi mes qytetarëve

Maqedoni8 hours ago

ASH alarmon: A do të fshihet sërish historia shqiptare nga Kalaja e Shkupit? VLEN-i të zgjohet para se të jetë vonë!

Lajme8 hours ago

Rrahja brutale e dy të rinjve nga Saraji: Nga katër policët e dhunshëm, padi vetëm për njërin!

NA NDIQ NË FACEBOOK