Connect with us

Sport

Tension mes themeluesve të Superligës, Reali, Barça dhe Juvja kërkojnë dëmshpërblim

Published

on

Rritet tensioni i brendshëm mes skuadrave që tentuan themelimin e Superligës së Europës. Reali i Madrid, Barcelona dhe Juventusi mësohet se po përgatisin padinë për të kërkuar dëmshpërblim të majmë nga klubet që kanë vendosur të tërhiqen nga projekti me argumentin se kanë shkelur marrëveshjet e nënshkruara midis themeluesve. “New York Times” raporton se Perez, Laporta dhe Agnelli u kanë dërguar një letër kolegëve të tyre “dezertorë”, duke i kërcënuar me veprime ligjore nëse ata u qëndrojnë besnikë UEFA-s.

Juvja, Barça dhe Reali këmbëngulin se braktisja e projektit përbën “shkelje të marrëveshjeve” dhe se nënshkrimi i mundshëm i një marrëveshjeje me UEFA-n mund të çojë në një betejë të vërtetë ligjore.

Klima mbetet shumë e tensionuar edhe nga fakti që presidenti i UEFA-s, Ceferin, tashmë e ka bërë të ditur se klubet që “pendohen” do të marrin një trajtim shumë të ndryshëm nga ato që do të vazhdojnë në rrugën e tyre.

Skuadrat që nuk i binden UEFA-s mund të rrezikojnë një skualifikim deri dyvjeçar nga garat europiane, pavarësisht se FIFA, nëpërmjet presidentit Infantino, është munduar të ulë tonet, duke deklaruar se është kundër ndëshkimeve të ashpra.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com