Lajme
Tanke, raketa e helikopterë: Si u “blindua” Shqipëria nga armatimi amerikan

Ambasada Amerikane ka publikuar disa foto në profilin e saj në “Facebook”, të shkëputura nga stërvitja DefenderEurope21 e cila do vazhdojë përgjatë dy javëve të ardhshme.
Ambasada shkruan se kjo është stërvitja më e madhe në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë muajit të fundit, pothuaj 6,000 ushtarë amerikanë janë stërvitur krah për krah me homologët e tyre shqiptarë. Stërvitja ka krijuar mundësi për bashkëpunim në të gjithë Shqipërinë, ku ushtarët kanë jetuar dhe kanë kryer së bashku operacione të ndryshme stërvitore.
.





















