Connect with us

Sport

Sunday League Albania përcakton gjysmëfinalistet, çiftet dhe datat e ndeshjeve

Published

on

Sunday League Albania, një kompeticion i futbollit amator që luhet me 9 lojtarë në skuadër, pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit, ka arritur në pikën kulmore, duke përcaktuar skuadrat gjysmëfinaliste pas ndeshjeve çerekfinale që u luajtën këtë javë.

Ndeshjet çerekfinale, të zhvilluara në kompleksin “Football Republic”, ku zhvillohet edhe i gjithë kampionati, kanë dhuruar emocione, gola dhe garë sportive deri në sekondat e fundit, me skuadra që arritën gjysmëfinalet edhe pas goditjes së 11-metërshave.

Ndeshja e parë ishte ajo ndërmjet Futura Dent dhe Friend Team, me të parët që triumfuan 2-0 falë golave të Dahriut dhe Ndregjonit në minutat 45’ dhe 50-të.
Gjysmëfinalistja e dytë doli nga ҫifti Nova-Prestige, me këta të fundit që triumfuan pastër 3-0 me gola të Cakrit, Shimës dhe Kurpalit.

Roamel-Sind Al ishte ndeshja e tretë çerekfinale dhe ndeshje që dhuroi më shumë gola në fazë, duke parë që koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2. Roamel kaluan të parët në avantazh me Ҫaushajn në minutën e 10-të, por u përmbysën nga Sind Al falë dy golave të Torrës dhe Hoxhës. Kur gjithҫka dukej se po përfundonte, Roamel reagon dhe gjen barazimin me Ҫaushajn përsëri, duke i dërguar skuadrat te goditjet e 11 metërshave. Roamel u tregua më e saktë dhe triumfoi 5-1, duke kaluar në gjysmëfinale. Ndeshja e katërt dhe e fundit ҫerekfinale ishte ajo ndërmjet Bio Ju dhe ATS, me të dy skuadrat që shikoheshin si pretendentë për triumfin final. Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe të dyja skuadrat kërkuan me insistim golin, i cili u gjet nga ATS në minutën e 50-të me Fatjon Bytyҫin, që kaloi ATS në gjysmëfinale.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen në datë 17 dhe 18 maj 2021, me ҫiftin Roamel-ATS që hapin fazën gjysmëfinale në orën 20:45 dhe në datë 18 maj do të zhvillohen ndeshja e dytë ndërmjet Prestige dhe Futura Dent, po në orën 20:45.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com