Shëndetësi
Suedia javën e ardhshme pritet t’i lehtësojë kufizimet anti COVID-19

Suedia pritet të vazhdojë me planin për të lehtësuar disa nga kufizimet anti COVID-19 duke filluar nga 1 qershori.
Kjo pasi që numri i infeksioneve të reja ka rënë ndjeshëm në javët e fundit, tha të enjten Kryeministri Stefan Lofven, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.
“Ne kemi filluar të shohim fillimin e fundit”, tha Lofven në një konferencë shtypi.
Lehtësimi i njoftuar më parë përfshin orë më të gjata të hapjes për restorantet dhe kafenetë si dhe rritjen e numrit të spektatorëve në ngjarje sportive, vizitorëve në muze dhe parqe lojërash.
Suedia regjistroi 1,366 raste të reja me COVID-19 të enjten, ky është numri më i ulët i rasteve të reja ditore për më shumë se shtatë muaj, sipas statistikave të agjencisë shëndetësore.
klankosova.tv
The post Suedia javën e ardhshme pritet t’i lehtësojë kufizimet anti COVID-19 appeared first on Klan Kosova.





















