Shëndetësi
Studimi për problemet me zemër: Aspirina me dozë të ulët është e sigurt dhe efektive

Në një studim të pazakontë mijëra pacientë me sëmundje të zemrës regjistroheshin vetë dhe gjurmonin shëndetin e tyre në internet derisa merrnin aspirinë me dozë të ulët për parandalimin e problemeve të zemrës dhe goditjeve në tru.
Por në të ishte një paralajmërim: Njerëzit kishin një preferencë të madhe për dozën më të ulët sa që është e paqartë nëse rezultatet mund të vërtetojnë që trajtimet janë vërtet ekuivalente, thanë disa ekspertë.
Gjysma prej tyre, të cilëve u është thënë të marrin dozë më të lartë në vend të kësaj morën dozën më të ulët ose nuk përdornin apirin fare, shkruan AP, transmeton Klan Kosova.
“Pacientët vendosën për veten e tyre, sepse e blenë vetë aspirinën”, tha Dr. Salim Virani, një kardiolog në ‘Baylor College of Medicine’ në Hjuston.
Rezultatet tregojnë se ka pak arsye për të marrë dozë më të lartë, 325 miligramë, që shumë mjekë supozuan se do të funksiononte më mirë sesa “aspirina e foshnjës” me 81 miligramë, tha ai.
Pothuajse 41% e atyre që janë caktuar për të marrë dozën më të lartë kaluan në atë më të ulët, dhe e kuptuan se kjo normë e lartë mund të kishte fshehur një ndryshim të vërtetë në sigurinë ose efektivitetin e tij.
Udhëheqësi i studimit, Dr. Schuyler Jones i Universitetit Duke, tha se studimi ende ofron udhëzime të vlefshme. Nëse pacientët po marrin aspirinë me dozë të ulët , qëndrimi në atë dozë është zgjedhja e duhur”, tha ai.
“Për pacientët e rinj në përgjithësi, ne rekomandojmë fillimin e dozës së ulët”, tha Jones.
Ai ndër të tjera tha që njerëzit duhet të mbajnë mend se aspirina është një ilaç dhe se edhe pse shitet pa recetë, ata nuk duhet të marrin vendim që ta përdorin vet atë.
The post Studimi për problemet me zemër: Aspirina me dozë të ulët është e sigurt dhe efektive appeared first on Klan Kosova.





















