Connect with us

Lajme

Steinmeier kërkon më shumë pjesëmarrje të qytetarëve në Europë

Published

on

Ditën e Europës më 9 maj nis një vit plot forume e diskutime qytetare për të ardhmen e BE-së. 21 krerë shtetesh të përzgjedhur nga vendet e BE-së u bëjnë thirrje europianëve të shpalosin idetë e tyre në diskutime.

Forca jonë si demokraci konsiston tek kontributi i shoqërive pluraliste në kërkim të rrugës më të mirë për të ardhmen”, deklaroi presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier në kaudër të ditës së Europës që kremtohet të dielën, ndërsa shtoi: “Sa më shumë njerëz të marrin pjesë në diskutimin e gjerë dhe të hapur, aq më mirë është për unionin tonë. Rekomandimet e qytetareve dhe qytetarëve duhet t’i shërbejnë institucioneve europiane si bazë për zhvillimin e mëtejshëm dhe orientimin e ardhshëm të Bashkimit Europian. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të BE-së, që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të veçantë për ta bashkëkonceptuar të ardhmen tonë”, theksoi Steinmeier.

Presidenti bën thirrje për një Bashkim Europian të fortë, të aftë për veprim, që të drejtojë kalimin tek një zhvillim mbarë botëror i qëndrueshëm, neutral ndaj klimës dhe i mbrojtur në aspektin digjital.

Ai gjithashtu thotë që duhet të flitet hapur për Bashkimin Europian dhe të dëgjohen qytetarët, sidomos të rinjtë.

Nismë për më shumë pjesëmarrje

Me iniciativën e Sllovenisë, që me Gjermaninë dhe Portugalinë krijojnë nga korriku 2020 deri në dhjetor 2021 presidencën treshe të BE-së, krerët e shteteve duan të angazhohen për të ingranuar sa shumë njerëz të jetë e mundur në zhvillimin e mëtejshëm të BE-së.

Nga e diela përgjatë një viti në nivel europian, kombëtar dhe rajonal do të zhvillohen forume e diskutime të shumta, ku qytetarët do të zhvillojnë bashkarisht rekomandimet për veprim në fushat si qëndrueshmëria dhe mbrojtja e klimës, digjitalizimi dhe roli i Europës në botë. Përpos kësaj mund të shkëmbehen ide edhe përmes platformave online.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK


Advertisement
Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com