Connect with us

Shëndetësi

Spanja fillon vaksinimin e 30 mijë të pastrehëve

Publikuar

Spanja ka filluar sot një program të vaksinimit kundër COVID-19, për mijëra njerëz të pastrehë. Rreth 30,000 të tillë nuk ishin të përfshirë më herët në këtë procesin e imunizimit ndaj koronavirusit.

Administrata spanjolle ka hartuar një plan në të cilin parashihet që të gjithë marrin vaksinën, edhe nëse jetojnë në rrugë, shkruan Euroneës, transmeton Klankosova.tv

Radhët ishin të gjata në qendrën San Isidro, ku po realizohet vaksinimi.

Angela Alfonsa, një banore 67 vjeçare është e lumtur dhe e lehtësuar që është duke u imunizuar.

“Tani që jam vaksinuar falënderoj zotin, jam lehtësuar shumë dhe falënderoj të gjithë mjekët dhe të gjithë ata që e kanë bërë të mundur.”

Të pastrehët kanë qenë një nga grupet më të ekspozuara ndaj virusit, me qasje të kufizuar në maskat e fytyrës dhe higjienës së ulët. Vaksinimi i tyre ka paraqitur shumë sfida për autoritetet shëndetësore.

Drejtori i qendrës San Isidro, po e ka mirëpritur këtë veprim.

“Ky është një përparim i shkëlqyeshëm sepse rreziku për të mos qenë në gjendje të gjesh personin për një dozë të dytë është mjaft i madh në rastin e popullatës së pastrehë”, tha ai.

Spanja ka imunizuar 20% të popullsisë së saj. Gati 90% e njerëzve mbi 60 vjeç kanë pasur të paktën një dozë, transmeton Klankosova.tv.

 

The post Spanja fillon vaksinimin e 30 mijë të pastrehëve appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK